SPIKA
Fshirja e llogarisë
Përditësuar më 4 korrik 2026
Kjo faqe shpjegon si ta fshish llogarinë tënde në Spika dhe çfarë ndodh me të dhënat — edhe nëse nuk ke më akses në aplikacion.
Mënyra 1 — nga aplikacioni (menjëherë)
- Hap tab-in Profili.
- Prek „Fshi llogarinë".
- Konfirmo.
Fshirja ekzekutohet menjëherë dhe nuk kthehet mbrapsht.
Mënyra 2 — pa akses në aplikacion
Nëse s'e ke më aplikacionin, telefonin, a aksesin në llogari, na dërgo një email:
- Te: kontakt@getspika.app
- Nga: email-i me të cilin je futur në Spika (ai i llogarisë Google ose Apple) — kështu verifikojmë që llogaria është e jotja
- Subjekti: Fshirje llogarie
- Në tekst: @pseudonimi yt
E përpunojmë kërkesën brenda 30 ditësh dhe të konfirmojmë me email kur të ketë përfunduar.
Çfarë fshihet
- Profili yt: email-i, pseudonimi dhe viti i lindjes
- Bisedat private ku merr pjesë, bashkë me mesazhet — për të dy palët
- Kërkesat e chat-it („Isha unë" / „Kërko chat") të dërguara dhe të marra
- Lista jote e bllokimeve dhe lidhja mes llogarisë dhe pajisjes sate
Çfarë mbetet, dhe pse
- Postet dhe komentet e tua anonimizohen përfundimisht — shkëputen nga llogaria pa asnjë rrugë kthimi dhe mbeten në Spika si „Anonim". Nëse do që një post yti të hiqet fare, përmende në të njëjtin email (me tekstin ose vendin e postit) para se të fshish llogarinë nga aplikacioni, dhe e heqim.
- Regjistrimet e sigurisë — raportimet, masat e ndalimit dhe verdiktet e moderimit — ruhen të shkëputura nga identiteti yt, për aq sa nevojiten për sigurinë e komunitetit dhe detyrimet ligjore.
Nëse s'ke pasur kurrë llogari
Përdorimi pa llogari nuk krijon profil — përmbajtja jote është tashmë anonime dhe e palidhur me emër a email. Nëse megjithatë do që një post a koment i yti të hiqet, na shkruaj te kontakt@getspika.app me tekstin dhe vendin e postimit, dhe e trajtojmë.
Pyetje?
Për çdo paqartësi: kontakt@getspika.app. Të drejtat e tua të plota mbi të dhënat i gjen te Politika e Privatësisë.