Spıka

Shkruaje ku e pe. Askush s'e merr vesh 👀

Shfaqet si pin në hartën e Shqipërisë. Chat vetëm po deshët të dy.

SI FUNKSIONON
01
Spiko ku e pe 👀
02
Shfaqet si pin në hartë
03
„Isha unë 🙋" → chat me pranim
HARTA JETON

Nga Blloku në Vlorë — çdo vend ka spika.

PËR PRINDËRIT DHE PËR TY

I sigurt që nga dizajni

Moderim automatik + njerëzor për çdo post
16+
16+ dhe pa emra të plotë të të tjerëve
Raporto e blloko me një prekje
Lokali yt, i ndezur në hartë

Pin i markuar + post i fiksuar në zonën tënde.

Na shkruaj
FAQ

Pyetje të shpeshta

A është vërtet anonim?

Po. Publikisht shfaqet vetëm „Anonim" — pa emër, pa foto, pa profil. Edhe kur ke llogari, posti anonim s'e zbulon kurrë pseudonimin tënd; lidhja ruhet vetëm në sfond që të të vijnë njoftimet.

Pse 16+?

Sepse Spika është flirt i lehtë në publik, dhe rregullat ndalojnë çdo përmbajtje seksuale dhe çdo post për persona nën 16. Datëlindja kërkohet në hyrje dhe çdo post kalon moderim automatik para se të bëhet live.

Dikush shkroi për mua dhe s'dua — si e heq?

Çdo post ka buton „Raporto" me një prekje. Me 3 raporte fshihet vetë dhe e shqyrton ekipi; mund të na shkruash edhe direkt te emaili i kontaktit dhe e heqim ne.

Sa kushton?

Asgjë — Spika është falas. Ekziston vetëm boost-i opsional, po deshe që spika jote të rrijë në krye 24–48 orë.