SPIKA

Rregullat e Spika-s

Katër rregulla — të njëjtat që pranon në hapjen e parë të app-it. Të shkurtra, se janë të thjeshta.

Pa emra të plotë të të tjerëve
Pa numra, targa a adresa
Pa fyerje e pa komente për trupin
Spika është për fjalë të mira — jo thashetheme

Kur thyhet një rregull

Çdo post kalon moderim automatik para se të dalë në hartë, dhe çdo post e bisedë ka „Raporto" e „Blloko" me një prekje. Shkeljet çojnë në heqje të postit, kufizim ose mbyllje të llogarisë. Versionin e plotë e gjen te Kushtet e përdorimit; si i trajtojmë të dhënat, te Privatësia.

Të duket se një post të shkel këto rregulla? Shkruaj te kontakt@getspika.app dhe e heqim me prioritet.